Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar homologun shqiptar Ilir Meta për të diksutuar rreth fillimit të bashkëpunimit dhe dialogut me Serbinë për të mbyllur çështjet e hapur dhe për të sjellë njohjen e shtetit.

Në një shkrim në Facebook, Thaçi thekson se Shqipëria dhe Kosova do të mbeten gjithmonë të pandara për të vazhduar rrugën e integrimit euroatlantik.

“Me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, sot bisedova për rikthimin në normalitet të plotë të jetës së qytetarëve të dy shteteve tona. Sa më shpejt që dy qeveritë e rifillojnë bashkëpunimin, aq më shpejt do t’i rimëkëmbim edhe ekonomitë e vendeve tona.

Ne biseduam edhe për rëndësinë rifillimit të dialogut me Serbinë, i cili presim t’i përmbyllë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe të sjellë njohje reciproke ndërshtetërore.

Kosova dhe Shqipëria kanë qenë gjithmonë në krahë të njëra-tjetrës dhe si të pandara duhet ta vazhdojnë rrugën e integrimit euroatlantik! HTH”, shkroi Thaçi. (A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re