Kandidatja e listës së Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se me fitoren e kësaj partie “Kosova do të ndryshojë”.

Në një konferencë për media, bashkë me kandidatin e Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti, Osmani ka thënë se me qeverisjen e VV-së do të krijohen mundësi të barabarta për të gjithë.

Ajo ka thënë se me fitoren e VV-së nuk është fituar “një mandat për hakmarrje apo kthim prapa, por është kapitull i punëve që do të kryhen”.

“Nëse ka ende që mendojnë se vështirë bëhen ndryshimet, fitorja jonë është përgjigja më e sinqertë. Qytetarët e Kosovës e ndëshkojnë keqqeverisjen, e dinë kur është mjaft e kur është koha për kapitull të ri. Kosova do të ndryshojë. Do të zhvillohet duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re