Skip to content

Kosova e çon testimin në një tjetër nivel, ja si po identifikon rastet me Covid-19

Kosova ka nisur fushatën e testimit nëpër sheshet kryesore të vendit. Këtë të enjte në sheshin ‘Shatërvan’, në Prizren në një stend të ngritur janë kryer rreth 370 teste të shpejta për Covid-19.

Kjo nismë është bërë me qëllim identifikimin e personave të prekur dhe izolimin sa më të shpejtë të tyre.

“Më këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar Komuna e Prizrenit ka filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq, drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj ka bërë të ditur se ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb