Kryeministri Edi Rama tha se Kosova nuk duhet të presë se çfarë duhet të bëjë Serbia për hapat drejt BE apo NATO-s.

Në parlamentin e Kosovës, ai u shpreh se nuk po jep një leksion, por si një vend që po ecën drejt BE.

“Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë”, tha Rama.

Rama: Nuk ka asnjë arsyer që Kosova të presë ca do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE dhe NATO-së. Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë. E them këtë jo për ti dhënë Kosovës në asnjë mënyrë një leksion, por një opinion vëllazëror dhe konstruktiv për mënyrën sesi mësimet e integrimit në njërin vend mund ti vlejnë edhe vendit tjetër. Faktin tonë të përbashkët kombëtar e kemi të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Do udhëtojmë të gjithë bashkë, ose nuk udhëtojmë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko