Kryeministri Edi Rama ka folur me rezerva për homologun kosovar, Albin Kurti, duke u shprehur se “s’mund të jetë e gjithë bota gabim gjithmonë, ndërsa ai të ketë të drejtë”.

Në një konferencë për mediat, Rama theksoi se Kosova sot ekziston falë SHBA-ve dhe BE-së.

“Pa BE dhe SHBA, Kosova s’do ekzistonte fare si shtet, si u bë Kosova shtet, kush e bëri, kush e njohu, kush e vendosi në tryezë zgjidhjen përfundimtare?”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se Kosova sot ka shansin të marrë atë që ka kërkuar për shumë vite, e ka në tavolinë, ndërsa shtoi se “këtë që ndodhi e kam paralajmëruar me kohë kur kam thënë që mos lini të degradojë veriu i Kosovës në një arenë përplasjesh që të katandis në një Dinbas të vogël dhe prap thashë sot të njëjtën gjë, e përsëris mund të shkojë edhe më keq”.

Rama: “Kosova sot ka shansin të marrë atë që ka kërkuar për shumë vite, e ka në tavolinë, nuk heq dorë nga kjo, Këtë që ndodhi e kam paralajmëruar me kohë kur kam thënë që mos lini të degradojë veriu i Kosovës në një arenë përplasjesh që të katandis në një Dinbas të vogël dhe prap thashë sot të njëjtën gjë, e përsëris mund të shkojë edhe më keq.

Disa duan të merren me, synimi strategjik kush është, nëse është që të merret në bisedime ajo që është dhe arritja e dytë historike e Kosovës mbas fitores së luftës, falë aleatëve dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atëherë ajo merren në tavolinë, merret me ata që ju i quani ndërkombëtarët që po i reziston Albin Kurti. A jeni në vete apo jo, a jeni në metro?

Pa BE dhe SHBA, Kosova s’do ekzistonte fare si shtet, si u bë Kosova shtet, kush e bëri, kush e njohu, kush e vendosi në tryezë zgjidhjen përfundimtare? Ndërkombëtarët.

1000 herë të kthehem mbrapa, sërish atë do bëj, sepse është e drejtë. Nuk mund ta ketë gjithë bota gabim gjithmonë dhe ta ketë Albin Kurti të drejtë gjithmonë, nuk është e mundur kjo, aq më tepër kur dihet kush janë palët dhe sot unë po bëj atë që kam bërë herë të tjera. Nuk jam njeri që symbyllur pranoj çdo gjë që thonë miqtë dhe aleatët strategjikë të Shqipërisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re