Gazetari dhe analisti Mentor Kikia i ftuar në studion e emisionit ‘Log.’ në  “Panorama TV” ka analizuar ndërhyrjen e kryeministrit Rama  në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kikisë, ‘Kosova nuk është punë e jashtme e Shqipërisë, por është hall shtëpie’, ndërsa theksoi që edhe nëse nga Tirana vjen një zë që do kontribuonte për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje duhet të ishte e mirëpritur.

Ajo që Kikia shtroi si pyetje është se ku po gabon Kosova, ose më sakte çfarë duhet të bëjë. Sipas tij, ‘Rama ka një sjellje të sforcuar për të qenë i baraslarguar nga të dyja palët dhe për të barazuar të dyta palët nga një konflikt që dukshëm është i prodhuar nga njëra palë’.

“Kosova nuk është punë e jashtme për Shqipërinë, kur themi që po shikon hallet e botës, Kosova është hall shtëpie dhe jo bote. Pyetja është sa ndikojmë ne për ta zgjidhur këtë hall. Nëse nga Tirana do vinte një zë që do kontribuonte sado pak, ne nuk duhet të jemi të verbër para një lloj xhelozie dhe të themi pse e bëri ky këtë. Nëse nga politika diplomatike e kryeministrit të Shqipërisë vjen një kontribut për të ulur tonet apo për të gjetur një zgjidhje kjo do të jetë një meritë historike. Këtu do të duhet të lëmë ndasitë politike të brendshme. Në fund të fundit marrëdhëniet Kosovë Shqipëri janë veprime me pasoja historike.

Vijmë tek ajo çfarë prodhojmë në terren. Ka dy lloj mediatorësh, ka të emëruar dhe këta vijnë si përfaqësues të fuqive të mëdha dhe ky që i emëron nuk i pyet palët. Meditorët e tjera janë ata të vetëofruarit sic është kryeministri Rama. Ata që vetëofrohen kushti është që duhet ta pranojnë palët.

Çfarë ndodh realisht në terren. Në reagimin e tij në twitter Rama ka bërë një hartim me histori, folklorizma dhe i drejtohet Kurtit që mos bëj gabim. Pyetja që bëjnë unë është çfarë po bën gabim qeveria e Kosovës ose më saktë çfarë duhet të bëjë?

Në përpjekjen e Kryeministrit për të dalë mbi palët ka një sjellje të sforcuar për të qenë i baraslarguar nga të dyja palët dhe për të barazuar të dyta palët nga një konflikt që dukshëm është i prodhuar nga njëra palë”, tha Kikia.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re