Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla i është përgjigjur deklaratës së homologes së saj ruse, Maria Zakharova, që tha një ditë më parë se Kosova është Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se kjo nuk është hera e parë që rusët tentojnë të përçajnë, dhe kësisoj po mundohen ta rrënojnë ndikimin perëndimor dhe ta shtrijnë atë rus në rajon.

“Prej fillimit të dialogut Kosovë-Serbi, përmes veprimeve të saj Rusia gjithmonë është përpjekur të pengojë arritjen e një marrëveshje. Ndërtimi i një baze “humanitare” në Nish në afërsi me Kosovën, nisja e trenit të sponsoruar nga Rusia për t’u futur dhunshëm në Kosovë, organizimi i incidenteve në veri të vendit nga pjesëtarë rusë të UN në Kosovë, si dhe shumë veprime të tjera publike dhe jopublike në forume të ndryshme ndërkombëtare, tregojnë qartë për tendencën përçarëse ruse për të penguar procesin e pajtimit dhe ta prishur paqen në rajon”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e MPJ-së.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re