Krerët e shtetit të Kosovës nënshkruan sot kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca firmosën dokumentin i cili do t’i dorëzohet Republikës Çeke e cila mban aktualisht presidencën e Bashkimit Europian.

 

Osmani tha se kjo është një ditë historike.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Për Kosovën dhe qytetarët e saj nuk ka pasur asnjëherë alternativë tjetër, por ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet dhe ambicjet bëhen të prekshme vetëm kur punohet. Rruga jonë përpara është e qartë, procesi i anëtarësimit në BE nuk është proces i njëtrajtshëm dhe mund të jetë afatgjatë, por ne jemi të vendosur të ja dalim me sukses. Do të bëjmë punën tonë në mënyrë që Bashkimi Evropian të ketë sa më të lehtë të bëjë pjesën e vet.

 

Edhe kryeministri Kurti e quajti aplikimin një moment të veçantë për Kosovën.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINSITËR I KOSOVES

Është ky një moment historik për shtetin dhe shoqërinë tonë. Progresi do të varet nga përkushtimi ynë për reforma të thella dhe transformuese të cilat e avancojnë demokracinë, e forcojnë sundimin e ligjit dhe zhvillojnë ekonominë tonë. Shpejtësia me të cilën do të ecim do të varet nga ne prandaj angazhimi i të gjithëve është i nevojshëm e përkushtimi i secilit i domosdoshëm.

 

Kosova pritet të ketë një rrugë jo të lehtë drejt përmbushjes së detyrave të Bashkimit Europian, njëra ndër të cilat është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.