Kosova është bërë me ambasadë në Emiratet të Bashkuara Arabe. Këtë e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli i cili tregon se në prerjen e shiritit prezent ishte presidenti Thaçi dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA.

Pacolli thotë më tej se ambasada në Abu Dhabi është e para në shtetet e Gjirit, prej një vendi që sipas tij ka bërë shumë për Kosovën.

“Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke rinovuar edhe objektet e kultit”, shkruan Pacolli në Facebook.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re