Qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, nuk do të duhet që të vetizolohen për shtatë ditë, njoftoi të shtunën ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Bazuar në rekomandimit e IKSHPK-së, nga dita e hënë, 8 qershor 2020, qytetarët të cilët hynë në Republikën e Kosovës nuk do t’i nënshtrohen as masës së vetë-izolimit shtëpiak 7-ditor.

Ndërsa, në vend të testimit të detyruar për COVID-19, ata që do të hyjnë do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore të vendosura në pikat kufitare apo edhe nga vetë QKMF-të nëpër komuna.

“Bazuar në situatën epidemiologjike, Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë lëvizje të plotë të qarkullimit të qytetarët dhe mallrave në veçanti me Republikën e Shqipërisë, ndërsa kemi adresuar edhe kërkesat e qytetarëve nga Lugina e Preshevës që edhe ndaj tyre të mos aplikohen masa që paraqesin pengesa për lëvizjen për në Kosovë”, tha ministri Zemaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re