Për herë të parë, edhe Kosova do ketë Mitropolinë e saj ortodokse, përuruar kjo për Pashkë. Në krye të saj do jetë Nikolla Xhufka, një klerik i ri ortodoks nga Elbasani me shfaqje publike plot atdhedashuri dhe vlerësim për muslimanët. Ai, kritik me linjën zyrtare të Ortodoksisë në Shqipëri, mëton se përfaqëson frymën e Fan Nolit.

“Nga sot, në këtë ditë të Pashkësh fillon një kapitull i ri për besimtarët ortodoks shqiptarë në Kosovë. Po ashtu për vetë Republikën e Kosovës është me rëndësi që ta ketë Kishën e vetë Ortodokse Autoqefale Shqiptare”, tha Nikollë Xhufka në rolin e Kryepeshkopit të Kosovës.

Metropolia do të jetë e vendosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë dhe Kryepeshkopi Xhufka tha se do të kërkojë që komuniteti shqiptar ortodoks të përfshihen në legjislacionin që rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko