Mungesa e VAR në ndeshjet e Nations League ka bërë që Kosova të kthehet në Prishtinë pa asnjë pikë, me humbje.

Dardanë janë mposhtur 2-1 nga Sllovenia në stadiumin “Stožice Sports Park”.

Kosovarët bënë paraqitje pozitive, por një penallti shumë e dyshimtë në minutat shtesë, ia mohoi një pikë, pasi deri në ato minuta gjithçka ishte e barabartë, 1-1.

Në pika e bardhë në minutën e 94-tër, nuk gaboi Ilicic, edhe pse Aro Muric u hodh në këndin e duhur nuk mundi ta presë atë.

Po të ishte VAR, me shumë mundësi ajo penallti do të ishte anuluar. VAR ende nuk aplikohet në Nations League, sidomos tani me krizën që ka shkaktuar COVID-19.

Golin tjetër për vendasit e shënoi Kurtic, derisa për Kosovën ka realizuar Vedat Muriqi.

Kosova ndeshjen e fundit në Nations League do ta zhvillojë të mërkurën nga ora 20:45 kundër Moldavisë.

Synimi i Dardanëve është ta fitojnë atë sfidë për të qëndruar në Ligën C.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re