Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka marrë pjesë në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë” në Kosovë, ku ka vlerësuar rolin e grave në shoqëri. 

Bajram Begaj u shpreh se të dy vendet kanë bërë përparim të dukshëm të përfshirjes se gruas në te gjitha proceset, duke shtuar se Kosova ka pasur dy presidente.

“Historia shqiptare ka parë se gruaja ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm, në të gjitha sferat e jetës. Edhe Shqipëria edhe Kosova kanë shënuar përparim të dukshëm të përfshirjes se gruas në te gjitha proceset. Kosova ka pasur dy presidente gra ne 15 vjeçarin e parë të Pavarësisë së vendit”, u shpreh ai.

Kreu i Shtetit theksoi se bartur barrën më të madhe të konflikteve, përfshirë atë të poshtërimit e spastrimit etnik.

“Gratë kanë bartur barrën më të madhe të konflikteve, duke bartur barrën e poshtërimit e spastrimit etnik. Ky forum shërben jo vetëm si kujtesë kolektive, duke ndarë historitë e shkuara, por edhe është një burim shprese për një te ardhme ku gruaja e forcon paqen dhe sigurinë.

Lufta për t’i dhënë fund dhunës ndaj gruas kërkon angazhim të të gjithëve, le t’i kujtojmë vuajtjet dhe dhunën ndaj grave shqiptare, nga pushtuesi serb, dhe krimi nuk duhet të mbetët i pandëshkuar”, tha Begaj

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re