Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti miratimin e opinionit të raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis ku rekomandohet se janë përmbushur kushtet që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkruan Begaj në një reagim në rrjetet sociale.
Komiteti për Politikë mirëpriti sot zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, por shton se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën në mënyrë që ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës dhe që shpronësimet duhet të kryhen “në respektimin më të rreptë të ligjit” dhe në përputhje të plotë me Planin e Ahtisaarit. Në këtë mbledhje Komiteti ka diskutuar edhe për situatën e sigurisë që konsideron se rreziku i përhapjes së dhunës është real dhe se Kosova duhet të punojë në “mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb, de -përshkallëzimin e tensioneve dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re