Drejtori i Zyres serbe  per Kosoven Petar Petkovic  ka vizituar këtë  të mërkurë Kosovën pas dhjetë kërkesave për vizitë që iu refuzuan nga institucionet e Kosovës.

 

Ai është mirëpritur nga serbët e veriut  teksa  vizita e tij do të jetë dy ditore.

 

Petkovic  do të   marrë pjesë  edhe në festën fetare e fshatit  Kusce e Epërme në komunën e Leposavicit.”

 

Ndërkohë  të enjten, në orën  10:45, Petkoviç do të vizitojë Komunën e Leposaviqit, ndërsa në orën  1 do të vizitoj  Qendrën e Kulturës “ në Leposavic  ku do të marrë pjesë në kremtimin e festës së Shën Petkës.

 

Një javë më parë  Petkovicit iu ndalua hyrja në Kosovë, ku duhej të merrte pjesë në fronëzimin e Patriarkanës  se Pejës.

 

Kjo vizitë e tij vjen ndërkohë që edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka përparuar dhe  marreveshja finale mes dy vendeve  duket shumë afër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re