Skip to content

Kosova, ligj kundër pijeve kinse energjike

Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ndalimin e konsumimit të pijeve energjetike nga personat nën moshën 18 vjeçare.

Deputetja Fitore Pacolli nga Vetëvendosje, gjatë prezantimit të projektligjit, tha se ai parasheh kontrolle të rrepta për të parandaluar konsumimin e pijeve energjetike nga të miturit.

Pacolli ka thënë se projektligji është bërë për të “mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe grupeve vulnerabël”.

“Propozimi që ndalon konsumimin e këtyre pijeve nga të miturit dhe përfshin kontrolle të rrepta, nuk bie ndesh me asnjë rregullore të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Projektligji i lartpërmendur parashikon gjobë administrative deri në dy mijë euro për ata që shesin, ofrojnë apo reklamojnë pije energjike për personat nën moshën 18 vjeç. /tesheshi.com/