Mbi 12 mijë raste aktive me koronavirus regjistrohen në Kosovë, e cila po përjeton rritje të shifrave të COVID-19. Dje u konfirmuan 711 raste të reja me koronavirus, ndërsa ndërruan jetë 19 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive”, -ka njoftuar IKSHPK.

Po ashtu, IKSHPK njoftoi se janë raportuar 19 humbje jete, duke çuar në 904 numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit.

Numri total i rasteve pozitive të shtunën ka shkuar në 33 mijë e 588.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re