Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit. Sipas masave të reja, qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të kenë dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin. Sipas masave paraprake, personat që nuk kanë qenë të vaksinuar plotësisht se nuk kanë pasur test negativ duhet të vetizolohen për shtatë ditë. Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

Me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Mysafirët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Mbajtja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re