Kryeministri i Kosovës Albin Kurti paralajmëroi hapin e radhës së Prishtinës, aplikimin për në NATO dhe BE, një akt diplomatik që mund të pritej me irritim në Moskë.

Kujtojmë se ditë më parë, Kosova aplikoi për në Këshillin e Europës, gjë që s’u prit mirë në Beograd.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, tha Kurti në një event politik të Vetëvendosjes.

Sipas tij, imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko