Shqipëria është e para që po sanksionon Kosovën, duke anuluar mbledhjen e dy qeverive parashikuar për t’u mbajtur këtë të mërkurë në Gjakovë.

 “Shqipëria nuk mund të luajë Teatër nesër, Kosova po digjet për një të vetëvendosur të vetëburgosur”.

Edi Rama i kishte propozuar Albin Kurti një takim më të ngushtë, ky dy kryeministrat të diskutonin për situatën vetëm me praninë e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes.

“Nuk pranoi”.

Kryeministri nuk e fsheh se kjo lëvizje e Shqipërisë është e koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe se Tirana flet në emër të tyre.

“Ne jemi bashkësia euroatlantike. Shqipëria nuk është UFO.”

Shefi i qeverisë shqiptare pohoi se vendi ynë mendon 100 % si aleatët.

“Por Jemi 100 % kundër mënyrës se si vepron Kurti”.

Edi Rama thekson se Kosova është fare pranë sanksionimeve, të cilat mund të nisin me shtyrjen e libralizimit të vizave.

“Jemi pranë sanksioneve ndërkombëtare, frikem se do të jenë të rënda. Pasojat e tyre do të jenë edhe për qeveritë pas Kurtit”.

Kur vjen puna tek asosacioni, për Ramën, Vucic dhe Kurti sillen një lloj.

“Janë bashkë: Kurti dhe Vuçiç kundër Asosacionit, ju duhet armiku i jashtëm”.

Nuk pret që Serbia ta përqafojë formulën e tij për asosacionin, por është i zhgënjyer që Kosova nuk e ka pranuar.

 “Miopi politike e Albinit. Propozimin tim nuk ja kam çuar Putinit. S’jam ariu unë. Nuk e kam shkruar unë. Por është një masterpiece of politics”.

Ajo çfarë vjen më pas, sipas Edi Ramës do të jetë keq për Kosovën dhe aspak mirë për Albinin.

“E kanë një firmë larg hyrjen në OKB. Kur ju bën naze fuqive të mëdha, ajo që vjen pas, nuk është më e mirë. Po i lodhe, të vjen një marrëveshje më e keqe”.

Megjithëkëtë, lë një shteg të hapur, që krisja të mos bëhet thyerje mes dy shteteve të shqiptarëve.

“Vëllazërinë nuk e kemi politike, por prej gjaku. Kosova do ta ketë derën të hapur tek ne edhe nëse i gjithë Perëndimi ja mbyll”./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re