Është e habitshme se si udhëheqja kosovare ka zgjedhur të jetë gojëkyçur ndaj një prej zhvillimeve më kontraverse në shoqërinë e saj, ku mes një mijë e një problemeve shfaqet dhe një e ashtuquajtur Lëvizje Deçani për kthim në fenë e të parëve, e cila nga njëra anë ngjan tejet qesharake, për nga niveli i lartë e i paturpshëm i idiotësisë, e nga ana tjetër ngjan dhe tejet i lig në urrejtjen që përcjell për besimin dominant të shoqërisë, atë islam.

Presidentja Osmani, kryeministri Kurti, si dhe çdokush që duhej të ishte në vend të tyre, por po ashtu dhe klasa politike kosovare, duhej të ishin tejet të zëshme për të mos e lejuar që një maskarallëk i tillë që turbullojë aspektin më të shëndetshëm të shoqërisë që është bashkëjetesa fetare, siç është në Kosovë e në Shqipëri, pa urrejtje në mes.

Dhe njeriu që është bërë tmerr për këtë lëvzje trushkulurish, prej njerëzish pa din e iman që ngjan se dikush i ka cytur për të bërë atë që po bëjnë prej kohësh, padyshim armiq të ligj të Kosovës, duke jua destruktuar kauzën e mbrapshtë të tyre me forcën e argumentit historik e social, Milazim Krasniqi, ka përcjell një thirrje në publik për votuesin kosovar tashmë në fushatë. Ky intelektual klasi i elitës së shëndetshme kosovare, një ndër ish-miqtë e ish-bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ibrahim Rugovës, kërkon që votuesi, sidomos ai besimtar, të pyesë aktorët politikë se ç’mendojnë ata për Lëvizjen e Deçanit, duke ua nxjerrë kësisoj me hir a pahir atë që s’guxojnë ta thonë për këtë flamë spurdhjakësh që, më e pakta, Serbia fërkon duart me ta.

“Të nderuar votues besimtarë, pyetini kandidatët për kryeministra dhe kandidatët për deputet se çka mendojnë për kërkesat  nga Lëvizja e Deçanit, Lëvizja për Rikthim etj., për braktisjen e fesë islame. Duhet ta dini se çka mendojnë. Ata mund të bëjnë rregullore e ligje kundër besimit tuaj. Pyetini sidomos fanatikët që e duan liderin e tyre si shejt dhe partinë e tij si religjion. Duhet ta dini. Nëse i votoni qorrazi, bëni dëm të madh”, shkuan Milazim Krasniqi.

Lëvizja e Deçanit, shfaqur krejt papandehur, mbetet dhe sot e kësaj ditë vështirë e arsyetueshme në anën e pashpjegueshme të saj: kush qëndron pas dhe pse e toleron politika në përgjithësi dhe qeverisja në veçanti. /tesheshi.com/   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re