Kryeministri Edi Rama ka bërë anulimin e mbkedhjes mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishte planifikuar të mbahej ditën e nesërme në Gjakovë.

 

Ai ka bërë me dije se i ka kërkuar kryeministri të Kosovës, Albin Kurti ndryshim të formatit të takimit, por e nuk ka pasur dakordësi mes tij dhe Kurtit.

 

Ai ka propozuar që të ndryshohet thelbi i diskutimeve dhe në fokus të jetë situate e krijuar në veri të Kosovës dhe marrëdhënia e saj me partnerët ndërkombëtarë.

 

Ndjesë për këtë orë të pazakonshme, por është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë.E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euro-atlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar.Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Joseph Borrel, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes për të diskutuar pikërisht lidhur me këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjinueshme, ku kjo e fundit ka vënë gishtin, faktikisht, në butonin që do vërë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë. Për fat të keq dhe me shumë keqardhje më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit, unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për sanksione, por të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’iu kërkuar edhe pak kohë, e kam marrë edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje.

 

Për të disatën herë, Rama ka paralajmëruar se ndaj shtetit të Kosovës mund të ketë sanksione.

 

“Unë shpresoj shumë që të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur jemi në prag të vënies në lëvizje të planit se nuk ma zë as goja të flas për sanksione por të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga atë, që qartësisht janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për t’ju kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve kam shumë frikë se plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën do të vihet në lëvizje”, tha ai.

 

Në mbledhjen e nesërme që është planifikuar të mbahet në Kosovë, dy qeveritë do të mbanin mbledhjen e nëntë dhe do të nënshkruanin 13 marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

 

Nga ana tjetër, qeveria Kurti ka mohuar anulimin e kësaj mbledhjeje ndërqeveritare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re