Vendimi i Osmanit vjen pas një takimi të zhvilluar këtë të enjte me krerët e partive politike, një ditë pasi kabineti i propozuar nga LVV dështoi të votëbesohej nga deputetët.

Në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Kjo dukej e pashmangshme por tashmë mbi këtë skenar kanë nisur hapat zyrtarë. Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka firmosur këtë të enjte shpërndarjen e parlamentit. Vendimin ajo e ka marrë pasi priti krerët e partive politike në zyrën e saj, një ditë pasi GLauk Konjufca dhe kabineti i propozuar prej tij dhe LVV nuk mori votat e mjaftueshme për të ardhur në detyrë si një qeveri e re.

Lidhur me datat, partitë kanë diskutuar  21 dhe 28 Dhjetorin për zhvillimin e zgjedhjeve, por vendimi përfundimtar do të merret nga Presidentja.Në zgjedhjet e 9 Shkurtit të këtij viti, LVV fitoi  48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re