Kosova duket se ka bëtrë një hap tjetër drejt liberaliziomit të vizave. Këtë të enjte Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit Evropian, i njohur si LIBE, votoi në favor të nisjes së negociatave me Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës me zonën e BE-së, Schengen.

 

Ndërkohë pritet që Parlamenti Evropian të miratojë vendimin në një seancë në tetor, porse procesi pritet të marrë kohë më të gjatë në Këshill. Sipas REL, Franca dhe Holanda hezitojnë të japin dritën jeshile për të nisur bisedimet me institucione të tjera të BE-së në lidhje me çështjen.

 

Diplomatët e vendeve anëtare pritet të kenë takimin e parë për këtë temë më 17 shtator.

 

Komisioni Evropian ka vlerësuar më 18 korrik se Prishtina i ka plotësuar dy kushtet e mbetura për liberalizim vizash: luftën më të theksuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

 

Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re