Presidenti Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se deklarata e tij për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku tha se së bashku me Shqipërinë do të kenë një President të përbashkët do të thotë se shteti kosovar nuk duhet të njihet.

Meta përmendi edhe veprimin e Ramës për të hedhur në gjyq kryeministrin e Kosovës, për të cilën u tërhoq pasi do të zbulohej se kishte propozuar ndarjen e Kosovës.

Ilir Meta: Përvec himnit kombëtar, kemi edhe himnin e Qerim Kullës. Na këndojnë pushkët kur hasmi vjen tek dera. Hasmi është vasali i tjetër kujt. Është i atij që shet fanellën kuq e zi për interes të ekipit tjetër. Ai (Rama) e ka shitur lojën. Edhe pas 25 Prillit do iki në Parlament dhe do i sqaroj të gjitha gjërat. Dy gjëra, si mundet në 10 dhjetorin e pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Shqipërisë të thojë se pas disa vitesh mendoj se do ketë President të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Edhe reagon me vrap pala tjetër, thotë kanë plane etj. Cfarë do thotë kjo? Nuk është rastësi. Kjo do të thotë që Kosova nuk do jetë shtet, që Kosova nuk duhet të njihet, që Kosova nuk duhet të mbështetet sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë. Përse e bën këtë gjë? Për të krijuar idenë, cfarë janë shqiptarët. Pse e hedh në gjyq dhe pas disa muajsh tërhiqet nga gjyqi. E hedh në gjyq se merr porosi dhe për të diskredituar shqiptarët dhe për të defaktorizuar Kosovën. Po të shkonte në gjyq, tjetri do të provonte që kishte propozuar ndarjen e Kosovës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re