Kosova duket se nuk po gjen qetësi. Një 39-vjeçar ka humbur jetën nga disa të shtëna me armë që janë regjistruar në një lokal.

 

Ngjarja e rëndë sipas mediave në Kosovë ka ndodhur rreth orës 01:21 të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt.

 

Viktima sipas autoriteteve vendase ka ndërruar jetë në vend, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona të tjerë, të cilkët janë nisur për mjekim në spital.

 

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

 

Kjo është një ngjarje e përsëritur. Pak ditë më parë, nga të shtënat me armë në një lokal humbi jetën një persona dhe 21 të tjerë u plagosën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re