Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi  si të pakuptimtë seancën në Këshillin e Sigurimit,  ku kryeministri i Kosovës Albin Kurti  u përplas me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Basha shprehet se Rama flet si një perëndimor, por në fakt vepron si lindor, duke shtuar se Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.

“Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti” thotë Basha ndër të tjera.

Basha i përgjigjet Ramës:

Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re