Kosova nuk do të marrë pjesë në kampionatin evropian të mundjes për senior që fillon sot dhe mbahet në Kaspiisk të Rusisë.

Arsyeja nuk është organizatori pasi nuk ka pasur ndonjë telashe për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë, por pocedurat për paisje me viza. Këtë e ka konfirmuar Federata e Mundjes së Kosovës.

 “Problemi ka qenë te procedurat e tejzgjatura për pajisje me viza. Ia kemi nisur procesit, por kemi mbetur në gjysmë të rrugës. Organizatori ka qenë shumë korrekt”, ka njoftuar Genc Fazlija për mediat, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Mundjes së Kosovës.

Ky është rasti më i mirë për të treguar se ç’probleme shkakton mos heqja e vizave për kosovarët, çka fatkeqësisht ka gjasa të mos ndodhë edhe sivjet përkundër premtimeve të vazhdueshme të politikanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re