Kosova është bërë pjesë e Hartës Gjeologjike Europiane, njësoj si vendet e tjera, bërë me dije ky zhvillim nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Pas një angazhimi intensiv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Europiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Europian”, njofton ajo në Facebook.

Kjo është një platformë që siguron qasje në grupet e të dhënave gjeologjike pan-europiane dhe kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re