Liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi më 1 janar 2024. Kështu kanë vendosur përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

 

Lëvizja e lirë brenda unionit për qytetarët e Kosovës do të varet shumë nga futja në punë e sistemit ETIAS i cili kërkon që qytetarët qe aplikojnë për vizë duhet të plotësojnë një formular me të dhëna rgoroze dhe një sëre shpjegimesh se përse e kërkojnë vizën.

 

Çekia e cila mban presidencën e radhës së BE loboi që liberalizmi i plotë të bëhej brenda këtij viti por fillimisht ishte Franca që vendosi si kusht kalimin e procedurës përmes sistemit ETIAS, i cili pritet të jetë funkionalë vetëm në fund të 2023.

 

Ndërsa nga mbedhja e fundit e përfaqësuesve të BE për këtë çështje, Spanja kërkoi shtyrjen e miratimit për liberalizim pasi nuk dëshiron që ratifikimi të bëhet gjatë presidencës së saj qe nis në gjymën e dytë të 2023.

 

Spanja është një ndër 5 vendet e Bashkimit Europian qe ende nuk e kane njohur Kosovën.

 

Tashmë përfaqësuesit e unionit janë pajtuar edhe me kushtet e reja dhe procedura kalon nё nivel ambasadorёsh tё shteteve anёtare tё BE-së. Kjo pikё nё takimin e ambasadorёve pritet të miratohet menjëherё pa diskutime.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re