Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat tha se drafti i propozuar nga ai për asociacionin në Veri të Kosovës është shkruar nga ekspertë të nivelit botëror.

Capture

Rama tha se asociacioni për katër komunat do të sillte shtensionim të situatës dhe Kosova nuk do të ndodhej në këto kushte, ku shtoi se qeveria shqiptare e ka për detyrë t’ia vërë në dukje kritikat mbi situatën.

“Amerika sot është në acarimin maksimal me qeverinë e Kosovës, për çfarë duhet kjo histori konfrontimi, duhet për politikë të brendshme. Cila është gjëja e brendshme që e shpërbën armikun imagjinar, asociacioni që mbyll përfundimisht mundësinë për të vazhduar luftëra. Është shumë e qartë, unë jo vetëm që nuk prekem por më vjen mirë që është pjesë e marrëdhënies së shëndetshme me Albin që themi atë që mendojmë. Qëllimi është një, njohja e Kosovës dhe kërkimi i faljes nga ana e Serbisë për krimet që ka bërë. Ndryshimi im mes Albinit dhe meje është se ai i kërkon këto në fillim, kështu ka ndodhur dhe në historinë e njerëzimit. Kancelari i Gjermanisë nuk u ul në gjunjë për të kërkuar falje në 45-ën, por shumë më vonë. Nuk ka problem çfarë thotë Albini, por jam i tmerruar nga ky kurs, taktikë elektorale e brendshme, asgjë nuk ka tjetër sipas meje”.

A po e sanksiononi ju i pari Kosovën?

“Kam disa ditë që kërkoj një takim, por nuk jemi në kushtet që të bëjmë mbledhje si ufo, Shqipëria është pjesë e pandashme e bashkësisë euroatlantike. Nuk bëjmë teatër me mbledhjet për bujqësinë se i kemi ato, Kosova po digjet, ngadalë në reputacionin e saj me ata që e krijuan si shtet. Unë i marr me mend të gjitha nënqeshjet me bashkësinë euroatlantike, të atyre që nuk e deshën Kosovën e pavarur. Për çfarë bëhet, për një të ngujuar aty që nuk ushtron dot as funksionin e tij, ajo që u bë me zgjedhjet ishte e duhur, por nuk u bë që edhe Komunat me shumicë serbe ti qeverisin shqiptarët. Kur krijohen kushtet për zgjedhjet e parakohshme, çliron të vetë burgosurin në një godinë të mbushur me policë ku nuk bëhet asnjë aktivitet, por thjesht ri aty si simboli i një absurdi. Unë jam kryeministër i Shqipërisë, kam bërë një propozim nuk pretendoj që të merret dhe adoptohet pa e parë, apo presidenti i Serbisë të thotë bravo, sepse kanë shkruar në marrëveshje që do e bëjë një ekip ekspertë, por minimalisht kryeministri i Kosovës të thotë, ok e shohim. Ju siguroj që është top, e kanë bërë ekspertët të nivelit më të lartë jo unë. Ka një pengesë psikologjike të fortë, ka të bëjnë me natyrën e politikës të bërë nga të dy”.

Çfarë ndodh nesër nëse nuk zhvillohet takimi?

“Asgjë nuk ndodh, jeta vazhdon. Keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë dhe për kryeministrin pasi në vend që të jetë në të gjitha instancat, nuk do ta ketë dot të mundur dhe kjo është e tmerrshme. Ne vëllazërinë nuk e kemi politike, por që buron nga gjaku e gjuha e njëjtë, ne nuk bëhemi palë në një absurd, do të ishte tradhti që do ti bënim Kosovës, kemi detyrë t’ia themi copë gjërat”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re