Kosova jep leksione futbolli dhe na poshtëron në të parën miqësore pas pranimin të tyre në UEFA dhe FIFA, që i jep kësaj miqësoreje një karakter zyrtar. Të dy trajnerët e skuadrave shqiptare duke qënë të rinj në pozicionet e tyra po vazhdojnë eksperimentimet për skuadrën që po ndërtojnë për eleminatoret e ardhshme duke nisur nga Liga e Kombëve.

Por duket se eksperimenti i Shalande ishte më efektiv duke ia dalë mbanë të fitoj në mënyrë të pastër ndaj Shqipërisë. Dy gola të Zenelit dhe ai i Zhegrovës i dhanë fitoren Kosovës por skuadra e Shalande e ka domiuar totalisht këtë takim duke patur mundësinë madje edhe të shënonte më tepër.

Ndërsa Shqipëria e Kristian Panuçit nuk u pa askund dhe në 90 minuta vetëm në dy raste goditën portën. Një skuadër pa ide, pa forcë, pa grintë dhe pa konkretizim dhe tashmë tifozët presin që ndaj Ukrainës të ndryshoj diçka.

Ndeshja  u luajt në Zyrih kjo edhe pse kombëtarja ka ngritur një kamping në Zvicër, si përgatitja e fundit para ndeshjeve të Ligës së Kombëve. Stadiumi i Zyrihut ishte mbushur me tifoz shqiptar që kanë festuar gjatë gjithë 90 minutëshit duke dhënë një atmosferë fantastike./Berati.TV

Kosovë 3-0 Shqipëri

Shënues: Zeneli 20’, 51’, Zhegrova 67’

 

Kosova: Ujkani, Aliti, Ismajli, Rrahman, Vojvoda (Krasniqi 68’), Shala (Taipi 90’), Halimi, Rashica (Zhegrova 59’), Zeneli (Përdedaj 87’), Avdijaj, Muriqi (Nuhiu 62’). Trajner: B. Shaland. ( gatshëm: Hajdini, Maloku, Feka, Xhemali, Broja, Dallku, Berisha).

Shqipëria: Berisha, Lika, Veseli, Gjimshiti, Hysaj, Ndoj (Abazaj 69’), Ramadani, Qaka (Manaj 44’), Guri (Mavraj 67’), Roshi (Lilaj44’), Cikalleshi. Trajner: K. Panuçi. ( gatshëm: Hoxha, Selmani, Ajeti, Memolla, Lenjani, Gavazaj, Balaj).

Kartonë  verdhë: Ujkani 35’, Krasniqi 76’/ Roshi 32’, Lika 57’

Gjyqtarë: A. Bieri.

GOLAT

20’ Halimi vertikalizon për Zenelin, i cili i vetëm me Berishën nuk gabon

51’ Sërish gabim i lojtarëve kuqezi, Zeneli merr një top dhe në hyrje të zonës godet fort, duke shënuar golin e dytë.

67’ Zhegrova tenton të harkojë, por topi nuk preket nga askush dhe përfundon në rrjetë.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re