Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave në Këshillin e Europës për të pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësi.

Meta shprehet se i pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore.

“Urime nga zemra Kosovës. Përparim historik për Kosovën, që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësi.

Në hapin tjetër, le të angazhohemi të gjithë në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj, pa dallim partiak, që ky aplikim të kalojë me sukses edhe në Asamblenë Parlamentare të KiE.

I pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore”, shkruan Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re