Pas fitores me Lituaninë, përfaqësuesen e Kosovës e pret një tjetër ndeshje e vështirë këtë mbrëmje përballë Suedisë. Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në radhët e kombëtares suedeze, ka entuzizmuar jo pak tifozët, të cilin me zor presin të shohin yllin e skuadrës në fushë. Megjithatë sipas trajnerit Bernard Shaland, kjo nuk ndikon  aspak në gjendjen psikologjikë të lojtarëve të tij ndërsa e vlerësoi 39 vjecarin si një nga futbollistët me forcën më të madhe.

 

BERNDARD SHALAND

TRAJNERI I KOSOVËS

”Na duhen 11 lojtar për ta ndalur Ibrahimoviçin. Ne duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen. Suedia është një prej 20 skuadrave më të forta në botë. Duhet të kemi paraqitje shumë të mirë, në mënyrë që të marrim diçka nga ky takim. Kemi disa probleme me kontingjentin e lojtarëve, por ne duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur për t’i zëvendësuar ata, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë.”

 

Dardanëve do duhet të bëjnë pa Valon Berishën dhe Amir Rahmani të dëmtuar ndërsa portjeri Murici është i pezulluar,

 

BERNARD SHALAND

TRAJNERI I KOSOVËS

”Kemi mungesa të rëndësihmë, por kam vendosur për një formacion paraprak , kjo është vetëm në kokën time. E di që nuk është e lehtë sepse kemi dy qendërmbrojtës që na mungojnë. Zgjidhja është për mungesën e tyre është jo vetëm tek qendërmbrojtësit por tek të gjithë lojtarët, vetëm si skuadër mund ta kompensojmë mungesat që jkemi dhe të besojmë deri në fund.”

 

Ndeshja Kosovë-Suedi do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re