Komisioni Europian u ka dërguar vendeve anëtare të unionit një dokument, në të cilin ritheksohet qëndrimi se Kosova i ka përmbushur detyrat për liberalizimin e vizave.
Dokumenti ka për qëllim të informoje shtetet me situatën para takimit të 13 tetorit, ku një pikë e takimit të Këshillit do të jetë edhe diskutimi për vizat.
Komisioni thekson se Kosova ka vendosur një kornizë të fuqishme ligjore për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’u përballur me rreziqet e sigurisë dhe ato nga emigracioni.
Më tej në dokument thuhet se është konsoliduar progresi në fushat kyçe të identifikuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Prishtina ka përshtatur edhe më shumë legjislacionin me BE-në edhe në fushën e menaxhimit të koordinuar të kufijve. Sipas të gjitha gjasave më 13 tetor Kosova pritet të marrë liberalizimin e vizave, pas pothuajse 5 vitesh pritjeje.