Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përkrahjen e Kosovës për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret ditëve të fundit.

Përmes një postimi në “Twitter”, Osmani ka shkruar se pamjet nga këto vende janë zemërthyese.

Osmani ka përmendur edhe dërgimin e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”- ka shkruar Osmani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re