Qeveria e Kosovës refuzoi të vijonet me projektin e gazsjellësit amerikan ditën e sotme pasi sipas tyre nuk është veprimi i duhur për venin në tranzicionin e saj energjitik.

Ky gazsjellës ishte i financuar në pjesën më të madhe të tij nga MCC ose Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, një organizatë amerikane.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është nënshkruar një marrëveshje ndihme me MCC-në për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekomomik dhe zhvillim të sektorit privat”.

LDK ka reaguar për vendimin, duke e konsideruar hap i gabuar strategjik dhe veprim të pakuptimtë.

“Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim”, shkruan LDK në një komunikim për shtyp.

Sot, Qeveria e Kosovës refuzoi projektin më gjeostraregjik amerikan në Ballkan, atë të gazpërçuesit, që do t’i siguronte shtetit tonë furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik.

Përveç se, në paranoizmin e pashpjegueshëm politik, e cilësoi të njëjtin si “gaz rus”, me këtë vendim, Kosova i refuzoi dhe 200 milionë dollarë, që Presidenti Biden, kohë më parë i kishte konfirmuar si grant – fonde falë – për Republikën e Kosovës dhe projektin në fjalë.
Një hap i gabuar strategjik.

Një veprim i pakuptueshëm për interesat shqiptare në rajon. Një humbje financiare dyqind milionëshe në një vend pa zhvillim. E pakuptimtë, e dëmshme, e papranueshme.

Përkushtimi i Kosovës në projekte strategjike amerikane nuk duhet të ketë hezitim. Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re