Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend rritet në 945.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 300 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 9 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Talinoc i jerlive dhe 3 raste Rahovicë), komuna e Gjilanit 6 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Gjilan dhe 2 raste Përlepnicë) dhe komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri).

Deri me tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 29  viktima, persona që njoftohet të kenë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në vend nga Covid-19 janë shëruar gjithsej 690 persona. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re