Kosova i është bashkuar sanksioneve ndaj shtetasve ruse të cilët po përballen me regjim vizash për hyrjet e tyre në Bashkimin Europian.

 

Në mbledhjen e te premtes, qeveria vendosi të mos bëjë asnjë përjashtim për rusët.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje-qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës për hyrje tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovës.

 

Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Kosovës pa vizë, sipas një vendimit të marrë nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, në nëntor të 2011-s.

 

Masa vjen si përgjigje ndaj obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe në koherencë me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian por edhe për sigurinë e vetë Kosovës nga element të cilët mund të përbëjnë rrezik për vendin.

 

Ditët e fundit pas shpalljes së mobilizimit mijëra qytetarë ruse po largohen nga vendi për të shmangur thirrjen në ushtri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re