Skip to content

Kosova s’ ka shpresa për heqjen e vizave/ Vjosa Osmani: Padrejtësi e BE, Serbia luan me dy porta dhe tolerohet

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pjesë e axhendës së samitit të BE është edhe dialogu Prishtinë-Beograd si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

 

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se shtetet anëtare të BE-së duhet t’i japin një mesazh të qartë Kosovës, edhe pse ajo është skeptike për këtë heqjen e vizave.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Ne kemi plotësuar kushtet 4 vjet më parë. Tani është koha të na mbështesin, sepse është padrejtësi e madhe në raport me Kosovën. Bëhet fjalë për principin bazik për lirinë e lëvizjes. Kemi plotësuar të gjitha kritiket. Komisioni ka rekomanduar liberalizimin e vizave, parlamenti evropian ka votuar pro.

 

Osmani ka sulmuar Serbinë se po bën lojë të dyfishtë me Rusinë dhe BE-në

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVËS

 

Ata që besojnë se mund të lëvizin në shtegun e Moskës edhe ne ate te BE-së. Ata nuk e meritojnë BE-në, sepse s’mund të ndjekësh dy rrugë njëkohësisht. Serbia nuk ka treguar gatishmëri të radhitet mes vendeve perëndimore për sanksionet ndaj Rusisë.

 

Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Serbia qëndron në rrugën europiane.

 

ALEKSANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. Ne do të luftojmë së bashku në atë rrugë, duke respektuar veten dhe duke besuar se së bashku mund të bëjmë shumë.

 

I pyetur nëse ai pret kritika në Samit për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç deklaroi se do t’i përgjigjet çdo lloj qëndrimi që do të mbajnë shtetet anëtare.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë