Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës, nderimin e pranuan dy djemtë e tij.

 

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është shpallur hero kombëtar në Kosovë. Urdhri “Hero i Kosovës”, për rreshterin e rënë në detyrë, u dha nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 

 “Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë. Ndërsa nga sot është hero i Kosovës, ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës,. ‘Urdhrin hero i Kosovës’”, u shpreh Osmani.

 

Nderimi i lartë u pranua nga dy djemtë e të ndjerit. Afrim Bunjaku ra për atdheun, teksa mbronte sigurinë e territorit të Kosovës gjatë sulmeve të agresorëve në veri. Ai ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa në nder të tij, Kosova e Shqipëria kanë shpallur zi kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re