Kosova shpreh solidaritetin me Shqipërinë pas tërmetit më të fuqishëm në 30 vite.

Presidenti Hashim Thaçi thotë se “me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. Në bisedën telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës”.

Thaçi gjithashtu thotë se ka kërkuar nga Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, që FSK të jetë në gjendje gatishmërie.

Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Thaçi në reagimin e tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re