Nga sot, për të hyrë në Kosovë, çdo qytetar duhet të ketë certifikatën e vaksinimit anti-COVID me dy doza. Vendimi është miratuar nga qeveria e Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar në kuadër të masave anti-COVID, një pjesë e të cilave kanë hyrë në fuqi menjëherë, mirëpo, një pikë e këtij vendimi ishte lënë për datën 3 janar të vitit 2022.

“Fax News” ka transmetuar shqetësimin e dhjetëra qytetarëve të cilët janë detyruar të kthehen mbrapsht pasi pala kosovare nuk i lejon të futen në territorin e tyre në rast se nuk ke certifikatë të vaksinimit anti-Covid. Pavarësisht ligjit pala kosovare nuk jep as formularin për ata qytetarë që do ta përdorin Kosovën si tranzit duke e lënë territorin e tyre brenda 3 orëve. Të shumtë janë qytetarët nga Tropoja që nuk janë lejuar të futen as tranzit në territorin e Kosovës.

Jemi në dijeni, ne kemi bërë vaksinën. Edhe mund të ketë radhë ne jemi përgatitur”, tha një qytetar.

“Unë e kam bërë vaksinën por kjo nuk duhet të jetë e detyrueshme. Ai që ka qejf ta bëjë, kjo s’duhet të jetë e detyrueshme. Ka radhë, po presim. Në vend që të kishim ikur, ne po presim këtu”, u shpreh qytetari.

“Ne nuk jemi vaksinuar, nuk e dinim këtë rregull. Se dimë cfarë do bëjmë”, tha i riu.

“Po i kemi gjitha vaksinat, i kemi bërë, ka pak radhë për shkak të kësaj procedure. Shqiptarët janë mësuar me radhë, nuk na hiqet radha ne”, tha një qytetar tjetër.

Vlen të theksojmë që pikat që kryejnë testet e shpejta anti-Covid kanë dalë jashtë loje pasi policia e Kosovës kërkon me patjetër certifikatën e vaksinimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re