Qeveria e Kosovës  ka hedhur një hap pas për cështjen e targave. Albin Kurti  ka prezantuar  një plan të ri. Ai ka  theksuar theksoi se  ata persona te cilët nuk e zbatojnë  vendimin për ndryshimin e targave  nga data 1-21 nëntor  do të marrin  masën e qortimit.

 

 

“Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.”

 

 

Kryeministri Albin Kurti theksoi se në datën 21 prill nuk do të lejohen targa të tjera në Republiken e Kosovës.

 

 

“Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës””

 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës erdhi pas presionit të ndërkombëtarëve për të shtyrë afatin per target .Më parë Qeveria e Kosovës kishte vendosur datën 1 nëntor si afatin e fundit për ndryshimin e targave.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re