Me sigurinë se do të rriten shkëmbimet tregtare në 1 miliard euro në vit, kryeministri Edi Rama njoftoi nga Prishtina heqjen e tarifave doganore për të gjitha mallrat që hyjnë nga Kosova në Shqipëri.

 

Por me frikën se një vendim i tillë i njëanshëm mund të dëmtojë biznesin shqiptar, ekspertët kërkojnë që e njëjta masë lehtësuese të zbatohet edhe nga Kosova.

 

ALBAN ZUSI

KREU I SHOQATES SE EKSPORTUESVE

“Duhet të mos kemi dogana gjatë gjithë javës për mallrat që qarkullojnë. Duhet të nisen nga Tirana në Prishtinë pa ndaluar. Kur të arrijmë këtë, kemi bërë më të mirën për vendet tona dhe ekonominë. Kështu ekonomia shqiptare do të jetë e mirë dhe mund të kemi edhe biznese të forta që konkurrojnë me bizneset e rajonit. Nuk ka pse konsumatorët respektivë të paguajnë kosto të panevojshme të krijuara nga kostot në pikat e kalimit kufitar. Një faturë nga Shqipëria të shkojë drejtpërdrejt në Kosovë dhe anasjelltas.”

 

Në 5 vitet e fundit, shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë janë dyfishuar dhe sipas INSTAT, nga 21 mld lekë që ishte vlera e mallrave të eksportuara në Kosovë në vitin 2017, vitin e shkuar kjo vlerë arriti në 37.7 mld lekë.

 

Por që ritmi pozitiv të vijojë më tej, ekspertët kërkojnë heqjen e tarifave doganore.

 

ALBAN ZUSI

KREU I SHOQATES SE EKSPORTEVE

“E njëjta distancë rrugore është nga Tirana në Sarandë dhe Tiranë-Prishtinë. Të dërgosh një kamion në Sarandë të kushton diku te 300 euro, në Kosovë diku te 600-700 euro. Që këtu fillon barriera e qarkullimit ekonomik dhe rritjes ekonomike. Kur kemi kosto të tilla të larta për bizneset e mesme dhe të mëdha, të voglat janë jashtë çdo lloj diskutimi.”

 

Dobiprurëse për qarkullimin e mallrave sipas ekspertëve do të rezultojë ndërtimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila do të hedhë Kosovën dhe Shqipërinë në tregjet evropiane të qarkullimit me hekurudhë.

 

“KOSOVA TE HEQET TARIFAT DOGANORE”

 

EKSPERTET: VENDIMI I NJEANSHEM DO DEMTOJE BIZNESIN SHQIPTAR

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re