Pas tërmetit të tre ditë më parë, mijëra familje u prekën dhe mbetën pa banesë, ndërkohë që Kosova ka hapur dyert e saj në formë institucionale por edhe njerëzore e humane nga njerëz të shumtë që janë sensibilizuar me tragjdedinë që mori 50 jetë njerëzish e u plagosën mbi 900 të tjerë.

Këngëtari i njohur Capital T ka publikuar një foto në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se deri më tani, në Kosovë janë strehur 20 mijë shqiptarë.

“Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani eshte stermbushur. Nevoja eshte E MADHE per ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike.
Tani numerojme afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove ”, shkruan këngëtari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re