Skip to content

Kosova triumfon 1-0 kundër Irlandës / Goli dedikim për ish krerët e UÇK-së të dënuar në Hagë

repost 1790282653073 7fblc


 

Kosova ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan 1-0 kundër Irlandës në sfidën e parë të luajtur në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ndërsa përveç rezultatit ajo që ran ë sy ishte dominimi i skuadrës së drejtuar nga Franko Foda.

Të zotët e shtëpisë morën menjëherë frenat e lojës.

Edhe rastet për shënim nuk munguan, por finalizimi nuk ishte ai I duhuri, ndërsa skuadrat u kthyen në pushim me rrjetat e paprekura.

Edhe fraksioni i dytë ishte për Kosovën, që provoi me të gjitha mënyrat të gjente epërsinë.Pas shumë prepjekjesh rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 83-të.

Pas një aksioni të gjatë, devijimi i Muriqit dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën në fushë dhe tribuna.
Ky gol që vendosi fatin dhe suksesin e “Dardanëve” ishte një dedikim për udhëheqëesit e UÇK të dënuar në Hagë dhe një protestë për vendimin e Gjykatës Speciale. Muriqi ngriti lart një fanelë ku shkruhej “Jo në emrin tim”.

Legjitime protesta dhe festa e Kosovës, që merr tri pikët e para në fushatën e saj në grupin 3 të Ligës B në Nations League.