“Unë jam për integritetin territorial të Serbisë po aq sa Perëndimi për integritetin territorial të Ukrainës”, deklaroi presidenti serb Vuçiç, duke i mëshuar fort kësaj teze të fundit, nën pretendimin se Kosova është pjesë e Serbisë.

“I gjithë entuziazmi me të cilin ata qëndrojnë për integritetin territorial të Ukrainës dhe unë, jo edhe me një zjarr të tillë, por me një zë shumë më të qetë, por me vendosmëri të barabartë, unë i  qëndroj integritetit territorial të Serbisë dhe asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, tha Vuçiç, i pyetur nga gazetarët për negociatat me Prishtinën.

Ai tha se nga kancelari gjerman Olaf Scholz për herë të parë dëgjoi se kërkohet njohja e Kosovës, por sipas tij në kornizën zyrtare negociatore evropiane nuk ka një gjë të tillë.

“Është detyra jonë të përpiqemi të negociojmë gjëra që janë normale. Ne nuk e kemi problem të negociojmë për personat e zhdukur.Jjemi gati të nënshkruajmë marrëveshjen për të zhdukurit”, tha Vuçiç, por theksoi se i qëndron të njëjtës deklaratë të bërë gjatë betimit për mandatin e dytë 5-vjeçar si President i Serbisë.

Presidenti serb u zotua se do të mbrojë Serbinë, por dhe “Kosovën e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re