Skip to content

Kosova zeroi tarifat për studentët/ Rektori Artan Hoxha: Mos mendoni se kjo më vë në vështirësi, studentët nuk duhet t’a mbajnë mendjen aty

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është pyetur edhe në lidhje me uljen e tarifave, pasi Kosova ksihte zeruar tarfiat për studentët.

Rektori u përgjigj se kjo pyetje nuk e vinte në vështirësi dhe shtoi se nëse studentët e mbanin mendjen vetëm tek ulja e tarifës, atëherë do të thonte se jemi në një kohë të vështirë.

“Nëse ju mendoni se kjo është pyetje që më vë në vështirësi, unë them që nuk e dëgjuat se çfarë thashë më parë.

Ulja apo jo pak përqind e tarifës së studimit, do të thoja se jemi në një kohë jo vetëm për veten por edhe për studentët tanë.

Unë sot nuk jam në një konferencë për shtyp, por jam në një kërkesë të shumë mediave. Është e vërtetë që rektorët e universiteteve publike të vendit, patën një takim me kryeministrin Rama për përcaktimin e një strategjie të universiteteve deri në vitin 2026.

U kërkua nga kryeministri që të bënim një takim jashtë mediave, për të biseduar në lidhje me shqetësimet dhe problemet që kanë universitetet”– tha Hoxha.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb