Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj reagon pas mbylljes së qendrave të votimit në Kosovë.
Përmes një mesazhi në Facebook, Begaj uron që qeveria e re e dalë nga zgjedhjet të vazhdojë punën për të mirën e vendit
Postimi i plotë
Përgëzime qytetarëve të Kosovës që shprehën vullnetin e lirë me votën e së dielës!
Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet urojmë të vazhdojë punën për të mirën e vendit me zhvillimin e reformave dhe përparimin e progresit ekonomik dhe në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për një Kosovë të qëndrueshme dhe të aftë për të avancuar në proceset euroatlantike.
Sot mbajti zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Procesi zgjedhor nisi në orën 07:00 dhe përfundoi në orën 19:00.
Kujtojmë se në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.
104.924 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ndërkohë që 84.525 prej tyre kanë zgjedhur të votojnë përmes postës.